Sipas MeteoAlb pjesë e pare e ditës së sotme do të mbizotërohet nga kthjellime dhe vranësira të shpeshta të cilat do të pësojnë zhvillim në zonat veri-veriperëndimore duke sjelle rrebeshe shiu afat-shkurtër.

Pjesa e dytë e ditës paraqitet me kthjellime në zonat qendrore – jugore duke lënë zonat veriore me vranësira të dendura dhe shira të izoluar.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 14°C deri në 34°C.

Era do fryjë mesatare në tokë dhe e fortë në det duke arritur shpejtësine maksimale 60 km/h nga drejtimi Veriperendimor duke krijuar ne brigjet detare dallgëzim 5 ballë.

Moti për ditën e dielë:

Sipas MeteoAlb vendi ynë gjatë gjithë ditës së dielë mbetet ne ndikimin e kushteve te qendrueshme atmosferike duke bere qe moti i kthjellet të jetë mbizotërues. Ndërsa zonat malore do te kene here pas-here vranesira te lehta.

Temperaturat e ajrit do te pesojne renie te lehte ne vlerat minimale dhe rritje ne ato maksimale duke u luhatur nga 13°C deri në 35°C.

Era do fryjë mesatare ne toke dhe deri e forte ne det shpejtesi mbi 50 km/h nga drejtimi Verior – Veriperendimor duke krijuar ne det dallgëzim 3 – 4 ballë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*