Pamjet e reja ajrore të shkatërrimit të plotë të Rripit të Gazës po bëjnë xhiron e botës, falë fluturimeve humanitare nga të cilat parashutohen ndihmat dhe ku kanë mundur të hipin edhe disa ekipe gazetarësh ndërkombëtarë. Pamjet dramatike janë realizuar nga televizioni privat francez Métropole 6 (M6) dhe janë shpërndarë globalisht nga agjencia Reuters.

Pamje të ngjashme janë transmetuar gjithashtu të hënën mbrëma në një program special të kanalit britanik ITV, ku gazetarja Emma Murphy ka kujtuar për publikun llogaritë e bëra mbi sulmet izraelite: gjatë më shumë se njëzet muajsh bombardimesh,

mbi Gazë janë hedhur 100,000 ton eksplozivë  një sasi më e madhe se ajo e përdorur në bombardimet masive të Londrës, Dresdenit dhe Hamburgut gjatë Luftës së Dytë Botërore, ndonëse ato ishin qytete shumë më të mëdha.

Murphy kishte fluturuar mbi Gazë edhe rreth një vit e gjysmë më parë, Atëherë më ishte dukur si një vend në gjendje dëshpëruese, por tani është pa krahasim më keq. Dëmi i shkaktuar gjatë 17 muajve të fundit është thjesht tronditës, tha ajo në raportin e saj.

Edhe gazetari Lorenzo Tondo dhe fotografi Alessio Mamo, korrespondentë italianë të gazetës britanike The Guardian, kanë pasur mundësi të kryejnë një fluturim të ngjashëm dhe të publikojnë fotografi ekskluzive. Artikulli i tyre nis me një përshkrim prekës:

“Gaza ishte një vend plot gjallëri dhe jetë deri më pak se dy vite më parë, pavarësisht vështirësive të shumta me të cilat përballeshin banorët e saj. Tregjet ishin të mbushura me njerëz, rrugët plot me fëmijë. Ajo Gaza nuk ekziston më: nuk është mbuluar nga hiri i ndonjë vullkani apo zhdukur nga historia, por është rrafshuar nga një fushatë ushtarake izraelite që ka lënë pas një vend që ngjan me pasojat e një apokalipsi.

Pamjet ajrore dhe dëshmitë në terren po shtojnë trysninë ndërkombëtare për një ndalesë urgjente të ofensivës dhe për zgjidhje të qëndrueshme që mund t’i rikthejë jetën dhe dinjitetin civilëve palestinezë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*