
Dje u zhvillua mbledhja e kryesisë së PD-së. Kishte debate, bile të ashpra mes Ervin Salianjit dhe Flamur Nokës. Por edhe mes Salianjit dhe Berishës.
Deputetët Blend Himçi dhe Elda Hoti i kanë thënë në sy Salianjit: “Firmosëm për Endri Shabanin se na e kërkove ti. Na more në telefon dhe na kërkove si nderë që ti japim firmën. Pastaj dole ne TV dhe the dhënia e firmave ishte gabim”.
Pra e akuzojnë tani si tradhtar, pasi bëri burg për PD-në dhe nuk e futën as deputet se nuk e lejonte ligji se ishte dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata.
Salianji pas takimeve në Durrës dhe Gjirokastër, ku ishin plot sallat me njerëz, po i thuhet nga Kryesia e PD-së se po “punon për kryeministrin Rama”!!
Në fakt lëvizja e Salianjit e ka shkundur PD-në nga përgjumja dhe rehatia në zyrat e selisë së PD-së si dhe ka trazuar ujërat e ndenjura në oborrin e selisë Blu.




