143 persona në bordin e avionit amerikan “Boeing 737” shpëtuan mrekullisht nga një fatkeqësi pasi gjatë zbritjes në aeroportin ushtarak Jacksonville në Florida, avioni doli nga pista dhe ra në lumin St.John. Avioni i shoqërisë “Miami Air International” pati vështirësi për shkak të reshjeve të mëdha të shiut teksa ulej në pistë. Për fat, avioni me 136 pasagjerë dhe 7 pjesëtarë të ekuipazhit qëndroi mbi sipërfaqen e ujit.

“Ne ishim në ujë. Ne nuk e kuptuam nëse ishte lumë apo oqean, dhe po vazhdonte të binte shi. Kishte bubullima dhe vetëtima. Në përfundim dikush mbërriti dhe hapi një barkë shpëtimi, “ tregoi për CNN një pasagjer, avokati Cheryl Bormann.

Incidenti ndodhi rreth orës 21.43 të orës lokale, 3.43 të mëngjesit të së shtunës me orën në Shqipëri. 2 vetë përfunduan në spital me lëndime të lehta.

Avioni, i cili ishte marrë me qira nga Departamenti i Mbrojtjes, erdhi nga baza amerikane Guantanamo në Kubë. Nga aeroporti i bazës amerikane në Kubë fluturojnë shumë pak avionë dhe shpesh në bord janë ushtarë dhe familjarë të tyre.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*