Pavarsisht polemikave, kundërshtive dhe kritikave, Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së, ka njoftuar se ka nisur hetimi mbi platformat kryesore online, për të shqyrtuar nëse ato janë të padrejta duke kufizuar konkurrencën.

Departamenti nuk ka emëruar asnjë kompani, por Facebook, Google, Amazon dhe Apple do të inspektohen gjatë hetimit, i cili shënon edhe shqyrtimin më të fundit të fuqisë së kompanive të teknologjisë mbi ekonominë amerikane.

Komisioni Federal i Tregtisë i SHBA-së, është duke shqyrtuar ndërmarrjen e masave, ndërkohë që po bëhen hetime edhe në Bashkimin Evropian.

Muajin e kaluar, u raportua se Departamenti i Drejtësisë po përgatiste një hetim ndaj Google, për të përcaktuar nëse gjiganti i motorëve të kërkimit kishte shkelur ligjin kundër monopolit.

Hetimi do të fokusohet në faktin se si firmat më të mëdha të teknologjisë janë rritur në përmasa dhe fuqi, dhe janë zgjeruar në biznese shtesë, si dhe se si kanë përdorur fuqitë që kanë krijuar nga rrjetet shumë të mëdha të përdoruesve.

“Pa disiplinën e konkurrencës së bazuar në treg, platformat digjitale mund të veprojnë në mënyra që nuk i përgjigjen kërkesave të konsumatorëve”, tha në një deklaratë Makan Delrahim, asistent i prokurorit të përgjithshëm në SHBA.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*