Rreth tre persona janë qëlluar me armë zjarri dje në qendër të kryeqytetit të Finlandës, në Helsinki. Sipas mediave lokale bëhet fjalë për një biznesmen kosovar 32-vjeçar, identiteti i të cilit nuk dihet ende, që ka plagosur tre shqiptarë.
Të plagosurit po trajtohen në spital, ndërsa nuk dihen arsyet që e kanë shtyrë 32-vjeçarin të merrte veprimin e tillë. Sipas mediave kosovare, të plagosurit nuk raportohet të kenë qenë punëtor të firmës së biznesmenit, ndërkohë që ende nuk dihen detaje lidhur me gjendjen e tyre, por që besohet se shkak it ë shtënave të ketë qenë një mosmarrëveshjeje.
Për mediat finlandeze, një bashkëpunëtor i afërt i biznesmenit i ka thënë autoriteteve se biznesmeni ishte njëri i mirë dhe tepër serioz për punën.
Po ashtu edhe disa punëtorë të tjerë, e kanë vlerësuar 32-vjeçarin si person korrekt dhe të sjellshëm.
Biznesmeni shqiptar kishte themeluar një kompani ndërtimi pesë vite me parë, e cila nënkontrakton kompanitë e ndërtimit në Finlandë dhe ka 30 punëtorë. Mes tyre ka shqiptarë, hungarezë dhe rumunë.





