Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur gjatë një fluturimi të kompanisë “Blue Panorama” që ishte nisur nga Tirana me destinacion Romës.

Sipas mediave italiane, avioni me pasagjerë, i nisur në orën 16:45 nga Tirana, është detyruar të bëjë një ulje emergjente në aeroportin e Peskarës, si pasojë e një sherri mes dy personash në bord.

Menjëherë sapo avioni është ulur në pistën e Peskarës, autoritetet kanë shoqëruar dy personat që u përfshinë në sherr.

Ende nuk dihet identiteti i pasagjerëve “të inatosur” dhe policia po heton për shkaqet e konfliktit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*