jë 30-vjeçar ka goditur babanë më sëpatë mëngjesin e sotëm pas një sherri në familje. Sipas policisë rreth orës 08:00 në lagjen “Xhevdet Nepravishta” djali Dritan Veliu pas sherrit goditi me sëpatë babanë e tij, Kujtim Veliu 67 vjeç.

Pasi ka goditur të atin ai është është larguar nga shtëpia por arratia ka zgjatur vetëm pak minuta pasi është arrestuar pas ndjekjes nga policia.

Ndërkohë që 67-vjeçari i plagosur ndodhet në Spitalin e Lushnjes nën kujdesin e mjekëve në gjendje të rëndë shëndetësore. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*