Prej disa ditësh në media ka bërë bujë lajmi i largimit të Ilda Bejlerit pas 11 vitesh nga Digitalb. Siç u raportua në media largimi i saj ishte si pasojë e një sherri me Dritan Shakohoxhën.

Menjëherë pas këtij lajmi, Ilda u fotografua me Ed Manushin teksa bisedonte duke ngritur kështu aludimet se sezonin e ardhshëm do ta shihnim në Top Channel.

Ditën e sotme, bukuroshja e ekranit ka dhënë një intervistë për “Gazetën shqiptare” ku ka zbuluar arsyen e sherrit mes saj dhe Shakohoxhës dhe ka konfirmuar lajmin se në shtator do ta shohim në Top Channel në një projekt që ka vendosur që për momentin ta mbaj sekret.

“Po është e vërtetë që jam larguar, tashmë mund të konfirmoj se do të kthehem së shpejti në televizion, këtë herë në  Top Channel, megjithatë do të doja t’ua lija surprizë. E di që tingëllon si ‘cliche’, por do të doja të ishte një surprizë e bukur për të gjithë publikun, ndaj do të presim dhe pak”, ka thënë Ilda teksa ka folur  dhe për lajmet që kanë qarkulluar se arsyeja e sherrit me Shakohoxhën ishte për shkak të protagonizmit të tepruar që gazetarja kishte.

“Natyrisht që do isha protagoniste, kam 11 vjet në Digitalb. Besoj se protagoniste kam qenë në fushën time në atë që di të bëj më mirë. Ndaj mendoj që shpërblimin e publikut e kam të merituar.”, ka përfunduar ajo.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*