Me një lëvizje surprizë, socialistët kanë vendosur ti drejtohen komisionit të Venezias për çështjen e shkarkimit të presidentit Ilir Meta. Edhe pse janë të bindur në shkeljet kushtetuese të kreut te shtetit, Komisioni Hetimor vendosi të kërkojë opinion nga institucioni i specializuar evropian, i cili ka ndihmuar Shqipërinë në të gjitha nismat e rëndësishme legjislative, përfshirë dhe reformën në drejtësi.

Klotilda Bushka: Ky komision të vendosë marrjen e një opinioni nga Komisioni i Venecias.

Ulsi Manja: Kush është dakord që ne të marrim një opinion nga Komisioni i Venecias.

Por përpos konsultimit me Komisionin e Venezias, deputetët kanë kërkuar dhe vëzhgues ndërkombëtar në procesin hetimor ndaj kreut të shtetit.

Bashkim Fino: Propozoj që të shtohet në planin paraprak të hetimit kërkesa për përcaktimin e ekspertëve vendas dhe të huaj.

Alban Zeneli: Në Shqipëri ekspertët pavarësisht anës profesionale janë të ndikuar në një anë apo tjetër politikisht. Nëse është e mundur që ekspertët tanë do të japin ndihmë në punën tonë në respekt të objektit të hetimit që ka ky komision hetimor të jenë edhe ekspertë të huaj. 

Duket se shkarkimi i presidentit do të shtyhet në kohë për faktin se referuar të shkuarës, rasti kur komisioni i Venecias ka dhënë përgjigjen më të shpejtë për Shqipërinë, është opinioni për vettingun në politike, në vetëm 2 muaj.

Por muajt e fundit Venezia ka ndryshuar rregulloren e funksionimit të saj duke shtuar një nen të posaçëm ku parashikohen opinionet për çështje urgjente.

Mbetet e paqartë nëse socialistët do  të kërkojnë opinion urgjent për shkarkimin e Metës,  por një gjë mbetet e sigurt, në çdo rast Venezia mund të shprehet në një kohë të shpejtë vetëm nëpërmjet një opinioni  paraprak, pasi ky institucion mblidhet vetëm 4 herë në vit, ndërsa  mbledhja e radhës është parashikuar  në datën 11 dhe 12 tetor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*