Policia zviceriane ka shkatërruar ditën e sotme një grup trafikantësh shqiptarë, pasi ka vënë në pranga 14 persona.

14 shqiptarët trafikonin heroinë të sjellë nga jashtë dhe e shisnin në Freiburg, Bernë, Vaud dhe Gjenevë, për shumën rreth një milion franga.

Mësohet se autoritetet zviceriane ishin vënë në ndjekje të grupit të trafikantëve në pranverën e vitit të kaluar, por së fundmi ka vënë në pranga 12 prej tyre, të cilët janë në burg.

2 shqiptarët e tjerë u arrestuan jashtë vendit dhe po ekstradohen drejt Zvicrës.

Policia i ka sekuestruar trafikantëve 8.5 kilogram heroinë 10.5 kilogram pluhur droge dhe 50 mijë franga zviceriane.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*