Klubi i Shkrimtarëve “Petro Marko” në qytetin e Vlorës ka organizuar një mbrëmje poetike me temë:

“Shkëmbime letrare mes poetëve vlonjatë dhe suedezë”. Pjesë e këtij eventi ishin edhe Znj. Kristin Bjarnadottir dhe Znj Anna Mattsson.

Por ajo që spikati në  këtë event kulturor ishte poetja e mirënjohur vlonjate Alisa Velaj.

Poetja Alisa Velaj me anë të interpretimit të saj dhuroi mjaft emocione për të gjithë pjesëmarrësit në këtë event kulturor.

Por kush është Alisa Velaj?

Alisa Velaj u lind në qytetin e Vlorës, më 6 Nëntor 1982. Është diplomuar për Gjuhë-Letërsi shqipe në Universitetin e Tiranës në vitin 2005. Kryen studimet pasuniversitare (SHPU) pranë katedrës së Letërsisë po në UT. Më pas merr titullun Doktore e Shkencave Filologjike, pranë Katedrës së Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe në universitetin shtetëror të Shkupit. Dy vëllimet e para me poezi “Themelet e erës” dhe “Drejt ajrit’ do t’i rimarrë sërish më 2012 në përmbledhjen poetike “Përanash Flakës”.

“Tej kthellës së epërme” është përmbledhja e saj e dytë me poezi. Poezitë e saj janë përkthyer dhe botuar në: anglisht, hebraisht, suedisht, bengalisht,  rumanisht, frengjisht dhe portugalisht. Në gjuhën angleze është botuar në mbi 70 tituj gazetash, revistash dhe antologjish, online dhe në print, ku spikasin tituj të tillë si; Four tëentyfive Anthology (Australia), The Journal (UK), The Dallas Revieë (USA), The Linnet’s Ëings (UK) The Seventh Quarry (UK), Envoi Magazine (UK) etj. Vëllimi me poezi “The Ëind Foundations” (‘Themelet e erës), përkthyer nga Ukë Zenel Buçpapaj botohet në 2017 nga revista amerikane Zany Zygote Revieë. Vëllimi tjetër me poezi “Ëith no sëeat at all” (“Pa kurrfarë mundi”) pritet të botohet në 2019 në USA nga Carvena Barva Press.

Në qershor 2014 do të futet në shortlistën prej 20 poetësh, pas konkurimit prej 5450 poetësh nga mbarë bota, për çmimin prestigjoz ‘Erbacce Prize Poetry Aëard’ në Britaninë e Madhe.

Në Shqipëri është fituese e çmimit ‘Zef Serembe’ në vitin 2012 për përmbledhjen me poezi “Përanash Flakës”. Prej 10 vjetësh është pedagoge pranë katedrës së Letërsisë në universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*