Nga Agron Brataj
Qyteti i Vlorës më në fund ka filluar të zbuloj talentet e saj.
Shkolla e muzikës Naim Frashëri një nga shkollat më prestigjoze të qytetit bregdetar rifilloi traditën e saj për të promovuar talentet e lënë në harresë për një kohë shumë të gjatë , kjo falë edhe stafit pedagogjik që kjo shkollë ka arritur të krijoj në këto vitet e fundit.
Në këtë koncert spikati nxënësja e klasës së dytë Aislin Kociaj e cila përcolli emocione artistike me perfomancën e saj dinjitoze!
Në fund të këtij koncerti emocionues arritëm ti merrnim dy fjalë po gjithashtu emocionuese talentes së re të qytetit ,Aisit, si e quajnë edhe bashkëmoshatarët e saj , që me zërin e saj emocional ashtu si tingujt e muzikës së saj falenderoi mësuesen e pianos Kela Hitaj që i përkushtohet me pasion, vullnet ,seriozitet asaj dhe gjithë shkollës për të mos e humbur traditën e bukur të kësaj shkolle dhe qyretit të Vlorës!