Një efektive e Forcave të Armatosura shqiptare ka humbur jetën në Letoni pas shpërthimit të një mine.
Si pasojë e shpërthimit të një mine ka humbur jetën Nëntetare Zarife Muharrem Hasanaj dhe janë plagosur komandanti i kontigjentit, Major Klodian Nikolla Tanushi dhe Rreshter Julian Xhevat Kapaj.
Efektivët, pjesë e grupit xhenier për demontimin e minave, po marrin pjesë në misionin e NATO-s në vendin baltik për demontimin e minave luftarake.




