Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur pak pas mesditës së të hënës në një godinë në zonën e ish-bllokut, në rrugën “Vaso Pasha”, ku kanë mbetur të plagosur dy persona. Shpërthimi ka ndodhur në një argjendari, ndërkohë që fare pranë zonës ndodhet edhe një pikë karburanti.
Shpërthimi ka qenë aq i fortë sa që ka dëmtuar edhe katin e dytë të pallatit ku ndodhet argjendarie. Nga dyshimet e para mendohet se shpërthimi është shkaktuar nga lëndë plasëse, por mbetet e hapur edhe pista e shpërthimit të një bombole gazi.
Dy të lënduarit, burrë e grua, pronarë të argjendarisë janë dërguar në spitalin e traumës për të marrë trajtim mjekësor.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*