Ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës Alma Pirra, pronarja e argjendarisë në ish-bllok ku pati një shpërthim bombule gazi pak ditë më parë.

Alma dhe Sokol Pirra janë prindër të një djali 14-vjeçar.

Sokol (Solomon) Pirra me profesion është avokat dhe gjithashtu është një prej themeluesve të shoqatës së komunitetit hebre në Shqipëri.

Alma Pirra 43 vjeç ka ndërruar jetë nga plagët e marra në repartin e djegieve në QSUT.

Në shtëpinë e familjes Pirra në Bllok, në të njëjtin pallat banimi ku ndodhej argjendaria, sot janë hapur dyert e mortit.

Në gjendje të rëndë nga plagët dhe djegiet është edhe bashkëshorti i saj, Sokoli.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*