Një 19 vjeçar ka humbur jetën në ishullin grek të Chios pasi u zu poshtë nga shtylla e koshit të basketbollit. I riu ndërroi jetë pak pas mesnatës së të dielës, dhe ngjarja është shoqëruar me debate të forta mbi sigurinë e pushuesve.

E gjithë ngjarja ndodhi në një fushë basketbolli në oborrin e Daskalopetra, ku shtylla u shemb në tokë duke zënë poshtë të riun.

Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve 19-vjeçari nuk mundi të mbijetonte.

Për ngjarjen policia greke ka arrestuar kryetarin e bashkisë së Chios, Manolis Vournos.

Ai po mbahet në komisariat dhe do të dërgohet në Prokurori mëngjesin e sotëm.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*