SKANDALET ME USHQIMIN PO RREZIKOJNË SHËNDETIN PUBLIK
 Ministrja Anila Denaj dhe dështimet që po helmojnë shqiptarët!
 Mandarinat me Fosmet – 21 ton mandarina të mbushura me pesticidin e ndaluar Fosmet u kthyen nga Kroacia, por në vend që të asgjësoheshin, ato u hodhën në treg dhe u shitën shqiptarëve!
 Zinxhiri i korruptuar i inspektorëve – Inspektorët e Ministrisë së Bujqësisë dhe AKU mbyllin sytë ndaj ushqimeve të rrezikshme, duke ekspozuar qytetarët ndaj produkteve të kontaminuara!
 Pse nuk u aplikua vaksina kundër brucelozës? – 1.7 milionë euro u shpenzuan për një vaksinë që nuk u përdor kurrë, duke rrezikuar jetën e kafshëve dhe fermerëve!
 Ku është midhja e Butrintit? – Fermerët e midhjeve janë lënë në mëshirë të fatit, ndërsa Ministria nuk ka lidhur kontratat e qiradhënies për impiantet e midhjeve për më shumë se 2 vjet!
Skandali me shpendët e infektuar – Ferma me 69 mijë shpendë në karantinë, ndërsa Ministria hesht! 🦠
Në vend që të mbrojë shëndetin tonë, Ministrja Denaj urdhëron punonjësit e saj të bëjnë “like dhe share” në profilin e saj!
 A do të vazhdojmë të heshtim përballë kësaj katastrofe?!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*