Nesër pritet që të hyjë në fuqi marrëveshja e nënshkruar mes Shqipërisë dhe Agjencisë së Mbrojtjes të Kufijve Europian ‘European Border’ dhe ‘Cost Guard’ ose të njohura ndyrshe si ‘Frontex’.
Marrëveshja në fjalë është nënshkruar më 12 shkurt të vitit 2018, gjatë një vizite në Tiranë të Komisioneri për Migrimin dhe Punët e Brendshme në BE, Dimitris Avramopulos.

Kjo është hera e parë që agjenci Frontex nënshkruan marrëveshje me një vend që nuk është në Bashkimin Europian. Agjencia Kufitare dhe Rojet Bregdetare, e njohur edhe si Frontex, është një agjenci e Bashkimit Evropian me seli në Varshavë, Poloni, i ngarkuar me kontrollin kufitar të Zonës Evropiane Shengen, në koordinim me rojet kufitare dhe bregdetare të zonës së Shengenit.

Së fundmi në lidhje me këtë marrveshje ka reaguar edhe ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca i cili përgëzon Shqipërinë për këtë arritje.

“Marrëveshja midis Kufirit Evropian, ‘Gardës Cost’ Frontex  dhe Shqipërisë është nënshkrimi i parë i bërë dhe që do hyjë në fuqi me një vend që nuk është në Bashkimin Europian. Rojet e para të kufirit Frontex do të vendosen më 21.05.2019. ” shkruan Soreca.

Gjithashtu në lidhje me këtë marrëveshje ka reaguar edhe Komisioneri për Migracionin, Terrorizmin, Çështjet e Brendshme dhe Krimit të Organizua, Dimitris Avrampoulos, i cili e konsideron këtë një gjë historike.

“Nesër marrëveshja e parë me një vend jashtë BE-së dhe Frontex mbi bashkëpunimin në menaxhimin e kufirit bëhet funksionale: një moment historik! Shqipëria ka treguar përkushtim të madh dhe shpresoj se kjo do të hapë rrugën për një bashkëpunim më të madh me të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor.” shprehet ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*