Tepër aktive në profilin e saj në Instagram, ish-konkurrentja e Big Brother, Rike Roçi, vazhdon ende të ndiqet me kuriozitet të madh nga fansat dhe shpeshherë është bërë kryefjala e mediave rozë.

Së fundmi, ajo ka zhvilluar një intervistë me ndjekësit e saj në Instastory, ku pak më parë e bëri ‘për një lek‘ ndjekësin që i tha se kur shihte Riken, e dashura e tij i dukej si burrë.

Njëri prej fansave e ka pyetur bukuroshen se si dukej kur ishte e vogël dhe Rikja nuk ka ngurruar të pozojë një pozë të vjetër të sajën.

Tashmë është yll, por ajo ka qenë e tillë që në moshë fare të vogël.

Siç ka zbuluar edhe vetë, Rike ka qenë një fëmijë tepër çamarrok në vogëli.

“Kam qenë një tërmet. E shkreta mami im çfarë ka hequr me mua.”- shkruan Rike krahas fotos ku shfaqet në moshë të vogël.

Siç e shohim, ajo ka ruajtur të njëjtat tipare dhe shprehi fytyre, tipare me të cilat i ka bërë të gjithë për vete.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*