Nga Agron Brataj

19 Tetor 2025. Sot shënohet 22-vjetori i Lumturimit të Nënë Terezës, humanistja e madhe shqiptare dhe fituese e Çmimit Nobel për Paqe. Ajo u shpall e “Lumturuar” më 19 tetor 2003 nga Papa Gjon Pali II, në një ceremoni të zhvilluar në Vatikan, ku morën pjesë mijëra besimtarë dhe admirues nga mbarë bota.

Në maj të vitit 2011 u organizua një tjetër ceremoni e shenjtë për të nderuar jetën dhe veprën e saj, gjithashtu në Bazilikën e Shën Pjetrit në Selinë e Shenjtë. Nënë Tereza është përkujtuar gjithmonë si simbol i dashurisë, përulësisë dhe përkushtimit ndaj “më të varfërve ndër të varfër”, të cilëve ua kushtoi të gjithë jetën e saj.

Më 4 shtator 2016, në një ngjarje historike për botën katolike dhe mbarë njerëzimin, ajo u shpall Shën Tereza e Kalkutës nga Papa Françesku, në një ceremoni madhështore që u zhvillua në sheshin “Shën Pjetri” në Vatikan, përballë dhjetëra mijëra pelegrinëve nga e gjithë bota.

Gonxhe Bojaxhi, e njohur më pas si Nënë Tereza, lindi më 26 gusht 1910 në Shkup dhe ndërroi jetë më 5 shtator 1997 në Kalkutë të Indisë, në moshën 87-vjeçare. E njohur për përkushtimin e saj të pakusht ndaj njerëzve në nevojë, ajo mbetet një nga figurat më të ndritura shqiptare dhe një emër që frymëzon breza të tërë në mbarë botën.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*