Vetëm një muaj pas daljes nga burgu, reperi i njohur Stresi i dha fund marrëdhënies së tij me Keisin, megjithëse çifti kishte lajmëruar se këtë verë do të kurorëzoheshin me martesë.

Ende nuk dihet se ç’ndodhi mes çiftit, mirëpo Keisi bëri gati valixhet dhe u nis për në Kanada.

Pas largimit të saj, Stresi ka hapur zemrën në një postim në Instagram duke lënë të kuptohet se është i mërzitur nga kjo situatë mes tyre. Megjithatë, ai ka vendosur të qeshë që të tjerët të mos e marrin vesh kurrë se ç’ndjen në të vërtetë ai.

“Buzëqesh që mos ta marrin vesh”, janë fjalët e Stresit në foto, fjalë që me siguri i referohen prishjes së marrëdhënies së tij me Keisin.

Vetëm 2 ditë më parë, reperi solli bashkëpunimin më të ri me Don Phenom, Flor Banën dhe Anxhelo Koçin, bashkëpunim i cili titullohet “Big booty” dhe me siguri do të kthehet në një ndër hitet e kësaj vere.

 

View this post on Instagram

Buzeqesh qe mos ta marrin vesh!!!

A post shared by STRESI (@stresi) on

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*