Bukuroshja ruse, ish-gruaja e Sulltanit të Malajzisë ka nisur procedurat ligjore për të marrë pasurinë, pasi ai e braktisi bashkë më fëmijën e tyre.

Mediat raportojnë se 27-vjeçarja ka kërkuar një vilë në Londër 8 milionë paund, një apartament në Rusi 1.2milion paund dhe një pagesë mujore prej 24 mijë paundsh.

Këto kërkesa ajo tashmë i ka bërë edhe zyrtare, duke kërkuar në Gjykatë plotësimin e kushteve pas divorcit.

Nga ana tjetër, Mbreti 50-vjeçar është habitur nga këto kërkesa dhe sipas burimeve të “Daily Mail” është shprehur: “Kush mendon ajo se jam unë… Bill Gates?”

Nuk dihet si do shkojë beteja ligjore e bukuroshes Oksana Voevodina, por ajo shprehet e vendosur për t’i shkuar deri në fund të drejtës së saj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*