Braush Bregu dhe një mik i tiji i cili e ndihmonte t’ i fshihej policisë, u arrestuan sot në mesditë në Komunën e Parisit në Tiranë, pas një superaksioni të RENEA dhe FNSH ku u ‘blindua’ gjithë zona.

Pak më parë Policia ka publikuar dhe videon nga arrestimi i Bregut, ndërsa specialët e RENEAS dhe FNSH shihen teksa ngjisin shkallët e pallatit me mjete të sofistikuara dhe të përgatitur për rrezikun.

Pas informacioneve se kishte marrë një banesë me qera në Komunën e Parisit, efektivët vunë në pranga të shumëkërkuarin, i cili është pjestar i një grupi kriminal.

Po gjatë operacionit  u arrestua ne flagrance dhe  shtetasi B. Ç. 21 vjeç, banues në Shkodër për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”.

Bregu është i dënuar me 4 vite burg për kultivim të bimëve narkotike, e kryer në bashkëpunim, në vitin 2016, si dhe me masë sigurie “Arrest në burg”, për armëmbajtje pa leje , pasi në shtator  të vitit 2018, gjatë një operacioni të zhvilluar nga Policia,  në banesën e këtij shtetasi u gjet një armë zjarri kallashnikov dhe municion luftarak.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*