Ndryshe nga sa ka ndodhur deri më tani, teksa në shumicën e bashkive gjykatat e vendeve përkatëse kanë pranuar mandatin e kryebashkiakëve të rinj të PS, një gjë e tillë nuk ka ndodhur me Gjykatën e Durrësit.

Kjo e fundit ka surprizuar ditën e sotme me vendimin për të mos pranuar mandatin e kryebashkiakes socialiste të dalë nga zgjedhjet pa garë ët 30 qershorit, Valbona Sako.

Kjo e fundit u shpall fituese më 30 qershor, teksa përballë kishte vetëm kandidaten e Bindjes Demokratike, pasi opozita vendosi të mos marrë pjesë në zgjedhje. Sako kishte bërë kërkesën në Gjykatën e Durrësit për konfirmimin e mandatit 4-vjeçar, por ka marrë një përgjigje negative nga gjyqësori.

Në vendimin e saj, gjykata ka argumentuar se procesi zgjedhor i 30 qershorit nuk është i ligjshëm, pasi Bindja Demokratike është regjistruar jashtë afatit zyrtar, duke i bërë zgjedhjet nul.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*