Shërbimi Meteorologjik Ushtarak paralajmëron një rënie të ndjeshme temperaturash nga e enjtja, falë reshjeve që do të përfshijnë gjithë vendin.

SHMU njoftoi se “ndikimi i masave ajrore të nxehta nga Afrika do të jenë prezente ditët e para të javës e në mesjavë do të kemi depërtimin e masave më të freskëta nga veriu i Europës.

Dita e hënë dhe e martë do të sjelli zhvillim të vranësirave në mesditë përgjatë relieveve malore duke u pasura nga reshje shiu të karakterit lokal, kryesisht përgjatë zonave malorë në Veri-Verilindje.

Dita e mërkurë dhe orët e para të 24 orëshit të së enjtes do të kenë reshje shiu që do të përfshijë të gjithë territorin e vendit. Për shkak të kontrastit të fortë termik reshjet do të jenë në formën e shtrëngatave dhe stuhive shoqeruar me shkarkesa elektrike. Lokalisht reshjet do të jenë edhe në formën e breshërit.

Pritet një rënie e ndjeshme e temperaturave ditën e enjte e të premte.  Dita e mërkurë dhe e enjtja do shoqërohen me erë të vrullshme nga kuadrati i Veriut deri në 30m/s.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*