Paraqitja e jashtme e moderatores së njohur Marina Vjollca nuk të zhgënjen kurrë.Ajo gjithmonë shfaqet e veshur bukur dhe me stil dhe rrobat e saj janë të së njëjtës dorë,siç është dora e stilistes Lira Koca,të cilën Marina e falenderon shpesh në postimet e saj.

Marina perveç marrëdhënies së punës me stilisten e ka këtë të fundit dhe mikeshë. Raporti i punës i ka afruar shumë të dyja dhe ka bërë që mes tyre të lind një miqësi,prova për të cilën moderatorja na ka servirur sot.

Ajo ka shpërndarë një InstaStoryn e saj një mesazh të dërguar nga Lira,një mesazh që ka arritur ta emocionojë vërtetë shumë.Perveç stilimit Lira mesa duket ka talent dhe në poezi,sepse poezia që i ka dedikuar Marinës mban emrin e saj të autorit.

Pikërisht kjo poezi është mesazhi që Marina ka ndarë me ndjekësit e saj në instagram. Poezia vijon me fjalë nga më të ëmblat ku Lira tregon se sa shumë e vlerëson ajo moderatoren.  Nderkohe Marina si përgjigje ka shkruar “O ti je shpirti im”,që tregon lidhjen e tyre të ngushtë të shoqërisë.Ndonese nuk dihet se kur moderatorja do te ngjitet serish ne skene,diçka është e ditur: Lira Koca do të vazhdojë të stilojë veshjet e saj se ajo sikur iu hidhka dhe një dozë dashurie.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*