Nga Agron Brataj

Ngjarjet e fundit në Vlorë treguan qartë një realitet të hidhur: kur një krizë shpërthen, shumë nga ata që deri dje heshtën, dalin në skenë si “shpëtimtarë”.
Bomba plasi.
Grupi kundërshtar politik festoi.
Portalet e sponsorizuara u kënaqën.
Edhe deputetët e “mesazheve të cilët për një kohë të gjatë nuk e ngritën zërin për asnjë problem të qytetit u ndjenë përfitues. Por dolën pak keq, sepse kur u ftuan të flasin hapur nga kryeministri, u detyruan të tregojnë veten. Dolën si dolën.

Por ajo që habit më shumë është mungesa e sinqeritetit.
Ku ishin këta deputet e  të rinj e të vjetër gjatë gjithë këtyre viteve, kur problemet e qytetit shtoheshin përditë? apo te Partia Demokratie.


Problemet e Vlorës nuk lindën sot. Janë probleme të trashëguara prej dekadash, infrastruktura, burokracia, mungesa e transparencës, shërbimet publike të dobëta. A i kemi parë këta deputetë të angazhohen për zgjidhje konkrete? Jo. As në terren, as në institucione, as në bashki  përveçse kur bëhej fjalë për interesat e tyre personale.

E vetmja mënyrë si kanë komunikuar me qeverinë ka qenë përmes mesazheve. Mesazhe te “shefi”, për të raportuar jo hallet e qytetarëve, por pakënaqësitë e tyre personale. Sepse, në të vërtetë, shumica shkonin në bashki për projekte, për favore, për interesa private. Dhe kur nuk i merrnin ato, niste “raporti” përmes celularit: “Qyteti ka probleme!”

Sot, pas largimeve të fundit politike, një pjesë e kësaj strukture ndihen se kan fituar. Janë gati me listat e drejtorëve, të përgatitur për të mbushur boshllëqet e krijuara me njerëzit e tyre. Por harrojnë një gjë thelbësore: problemet e qytetit nuk zgjidhen duke ndërruar njerëz, por duke ndërruar mentalitet.

Pas gjashtë muajsh, mund të jenë vetë në të njëjtën pozitë. Sepse qyteti nuk përmirësohet me premtime, as me mllef e as me hakmarrje brenda një familjeje politike. Ai kërkon bashkëpunim të sinqertë, përkushtim, dhe mbi të gjitha, përulësi përballë halleve të qytetarëve.

Drejtuesit që vijnë me mendësinë e përfitimit do jenë më të rrezikshëm se ata që ikën. Ndaj, një këshillë e thjeshtë dhe e ndershme: mos e trajtoni qytetin si plaçkë lufte dhe mos e thelloni më tej gropën që është hapur, sepse përfundoni vetë brenda saj.

Problemet nuk i zgjidh dot askush i vetëm. Ato zgjidhen vetëm nëse të gjithë bashkë  pa paragjykime dhe pa qëllime të fshehta. kontribuojmë me frymën e bashkëpunimit dhe mirëkuptimit. Vetëm kështu mund t’i shërbejmë Vlorës ashtu siç e meriton.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*