Lacio ia doli që këtë sezon të rrëmbejë një trofe si ai i Kupës së Italisë. Në fund të ndeshjes kundër Atalantës, drejtori sportiv i Lazios Igli Tare foli për  mikrofonin e Lazio Style Channel: “Ishte një vit i vështirë me ulje dhe ngritje, kemi humbur betejën për Ligën e Kampionëve por një trofe mbetet në histori. Suksesin ia kushtoj të gjithë tifozëve të Lazios dhe të gjithë njerëzve tanë “.

Ndërkohë edhe ekpi i Juventusit e ka uruar Lacion nëpërmjet një postimi në Twitter për fitoren e Kupës, ndërkohqë që të dyja ekipet do të ndeshen verën e ardhshme për Superkupën e Italisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*