![]()
![]()
Disa protestues dhe efektivë policie kanë mbetur të plagosur nga shpërthimi i mjeteve piroteknike në protestën e opozitës.
Në radhët e protestuesve, i riu E.P 29 vjeç nga Fieri me plagë në këmbën e majtë u pa ndërsa vendosej në ambulancë.
Protestuesit thanë se u qëllua me plumb.
Në radhët e policisë, Ministri i Brendshëm Lleshaj tha se janë 7 efektivë të plagosur.
Albania Times ka mësuar emrat e 5 prej tyre. Bëhet fjalë për shtetasit:
-A. Ç 31 vjeç, i lënduar në kokë afër syrit
-E. Braha 32 vjeç, i lënduar në shpatull
-I.A, 23 vjeç
-Gj.Gj, 26 vjeç
-Zh. B, 37 vjeç
Ndiqni hap pas hapi cfare ndodh me protesten ne Gazeta Albania Times.
![]()




