Sarandë
Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin, T.M., 57 vjeç, banues në Ksamil.
Shërbimet e Policisë Sarandë kanë bërë të mundur arrestimin e tij pasi është kapur në kushtet e flagrancës në Ksamil të Sarandës, duke ndërtuar ndërtim pa leje.
Gjithashtu, edhe në muajin Prill të këtij viti, ky shtetas është konstatuar duke ndërtuar objekt shtesë (ngjitur me pronën e tij të ligjshme) pa lejen e organeve kompetente.
Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm”.
Selenicë, Vlorë
Më datë 21.05.2019, rreth orës 01:00, në rrethana ende të paqarta është qëlluar me armë zjarri në pjesën e jashtme të murit të banesës së 26 vjeçarit Xh.M, në Selenicë.
Nga të shtënat nuk ka persona të lënduar.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje ku po kryen veprimet e mëtejshme hetimore në lidhje me identifikimin dhe kapjen e autorit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*