Një burrë ka vdekur dhe 5 të tjerë (mes tyre edhe një femër) janë plagosur gjatë të shtënave me armë në rrugët e Washington, jo shumë larg Shtëpisë së Bardhë.

Nuk dihet ende motivi i të shtënave ndërsa nuk ka asnjë të arrestuar në lidhje me sulmin.

Dy prej të plagosurve ndodhen në gjendje kritike për jetën.

Të shtënat me armë ndodhën në lagjen Columbia Heights, rreth 3 km nga Shtëpia e Bardhë mbrëmjen e së enjtes, rreth orës lokale  10:00. Sulmi ndodhi në oborrin e një blloku apartamentesh.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*