Një tërmet me magnitudë 4.9 ka goditur sot veriun e Tokios, në orën 12:04 me orën lokale (ora 4:04 sipas orës së Shqipërisë).
Sipas të dhënave të Agjencisë Meteorologjike të Japonisë (JMA), epiqendra e tërmetit është regjistruar në prefekturën Tochigi, rreth 100 kilometra në veri të kryeqytetit japonez, në një thellësi prej 10 kilometrash.
Autoritetet japoneze njoftuan se lëkundja është klasifikuar me nivel 4 në shkallën japoneze të intensitetit, e cila ka maksimumin në 7 nivele. Një tërmet i këtij intensiteti mund të ndjehet qartë brenda ndërtesave, duke shkaktuar lëvizje të objekteve të vogla, por zakonisht nuk shkakton dëme të mëdha strukturore.
Deri më tani nuk raportohet për dëme apo persona të lënduar. Edhe pse Japonia është një nga vendet më të përgatitura në botë për tërmete, autoritetet po vazhdojnë monitorimin e situatës për çdo lëkundje pasuese.





