KORCË

Mediat më të rëndësishme ndërkombëtare si “Reuters”, “Asociatedd Press”, “Uashington Post” etj kanë raportuar për lëkundjet sizmike që janë shënuar në qarkun e Korçës, në Shqipëri.

“Gjashtë tërmete në hapësirën prej dy orësh, e para me një madhësi prej 5.3, tronditën të shtunën Shqipërinë juglindore duke plagosur katër vetë dhe duke shkaktuar dëme në 100 shtëpi, thanë autoritetet dhe dëshmitarët okularë. Katër vetë u lënduan nga rënia e mureve, kulmeve dhe llaçit të shtëpive të tyre dhe u dërguan në spital në qytetin kryesor të Korçës në pjesën lindore të Shqipërisë”, shkruan “Reutersfoto galeri

Media në fjalë thotë se epiqendra e tërmetit u shënua në fshatin Floq, aty ku dhe dëmtimet ishin më të rënda. Po ashtu, theksohet se 4 persona janë plagosur dhe janë dërguar në spital për mjekim.

Pesëdhjetë familje në Floq të Korçës janë larguar përkohësisht nga fshati i tyre. Ata kanë gjetur strehim në çadrat ushtarake që kishin sjellë autoritetet e Tiranës dhe ndihma të tjera të Bashkisë Korçë apo institucione të tjera.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*