Të paktën tre persona janë vrarë dhe 12 të tjerë janë plagosur në një festival të ushqimit në Kaliforni, pasi një person i paidentifikuar ka nisur të shtëna me armë zjarri ndaj pjesëmarrësve, kanë njoftuar autoritetet.

Këshilltari i qytetit Gilroy, Dion Bracco, ka thënë se këto të dhëna janë paraprake.

Agjentët nga Byroja Federale, për alkool, duhan, të shtëna me armë zjarri dhe mjete shpërthyese kanë shkuar në skenën e incidentit, ka raportuar agjencia e lajmeve Associated Press.

Një dëshmitar i ka thënë televizionit NBC se sulmuesi ka qenë një njeri i bardhë në të 30-at e tij.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale shihen shumë njerëz të habitur dhe duke vrapuar për të gjetur ndonjë vend të sigurt.

I organizuar për herë të parë më 1979, Festivali i Hudhrës në Gilroy, ka qenë në përfundim të ditës së tretë dhe të fundit për këtë vit.

Ai njihet për akullore me hudhër, gara me ushqim dhe muzikë argëtuese.

Ky festival organizohet nga vullnetarë të komunitetit, të cilët mbledhin të holla për shkollat lokale, bamirësi dhe organizata joqeveritare.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*