Nga Agron Brataj

Cavallino Treporti, Itali  Është gjetur trupi pa jetë i fëmijës 6-vjeçar i cili ishte zhdukur ditën e djeshme në ujërat e bregdetit të Cavallino Treportit, në zonën e litorales veneziane.

Trupi i vogëlushit u zbulua dhe u nxor nga deti në orën 02:45 të mëngjesit të sotëm nga njësitë e zhytësve të Zjarrfikësve. Ai ishte i shtrirë në fundin e detit me rërë, pranë një blloku mbrojtës ujor (frangiflutti), në një thellësi prej rreth dy metrash.

Operacioni për gjetjen e trupit u krye me ndihmën e teknologjisë së avancuar Sonar, e cila është në përdorim nga skuadrat e zhytësve të Zjarrfikësve.

Në vendin e ngjarjes ishin gjithashtu të pranishëm përfaqësues të Kapitenerisë së Portit dhe Guardia di Finanza, që morën pjesë në kërkime dhe hetime.

Ky incident i rëndë ka tronditur komunitetin lokal dhe më gjerë. Hetimet për rrethanat e ngjarjes vijojnë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*