Një i ri shqiptar, 27 vjeç ka humbur jetën pasi ka rënë nga një lartësi mbi 10 metra.

Siç raportojnë mediat italiane, 27-vjeçari shqiptar është identifikuar si Nertil Bushi dhe ishte duke punuar në një çati.

Tragjedia ndodhi në Castelfiorentino, ku i riu – i cili jetonte në Bibbiena – po punonte për të mbuluar një depo. Por para se shqiptari të binte nga çatia, mësohet se në kapanonin ku ai po punonte, kishte rënë zjarr.

Behet e dituar se ai është përpjekur që ti shpëtojë zjarrit, por ende nuk ka një version zyrtar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*