Boksieri amerikan Patrick Day nuk ia ka dalë mbanë t’i mbijetojë duelit e më pas operacionit.

Ai ndërroi jetë mëngjesin sotëm. Dëmtimet e shumta në tru të pësuara në duelin e 12 tetorit, ku u mund nga Charles Conëell, lanë pasoja të rënda.

Lajmin e ndarjes nga jeta e dha sot menaxheri i tij, Lou DeBella: “Në emër të familjes dhe skuadrës së Patrick, ju njoftoj se ai ndërroi jetë. Lutemi që shpirti i tij të shkojë në parajsë. Ai ishte i rrethuar nga familja e tij, miqtë e afërt dhe anëtarët e ekipit të tij të boksit, përfshirë mentorin, mikun dhe trajnerin e tij Joe Higgins.”T

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*