Arsenal ka bërë një ndër 4 blerjet më të shtrënjta në historinë e klubit por edhe të Premier Leagues. Londinezët kanë nënshkruar me Nicolas Pepe i cili u transferua nga ekipi frencez Lille për një vlerë prej 72 milion paund.

Anësori nga Bregu i Fildisht ka shënuar 35 gola në 74 ndeshje me ekipin e Lilles që kur iu bashkua në vitin 2017.

“Të jesh këtu është shumë emocionuese. Kam bërë një rrugëtim të gjatë, kam punuar fort dhë nënshkrimi më këtë klut të shkëlqyeshëm është një shpërblim i madh” – tha Pepe.

24 vjeçari u bë blerja e 4 më e shtrenjtë ne histrinë e Premier League pas dyshes së Manchester United Pogba (89 milion paund) dhe Lukakut (75 milion paund) si dhe mbrojtësit të Liverpool që u ble për Virgil van Dijk 75 milion paund.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*