GREQI- Një tërmet i fuqishëm ka shkundur mëngjesin e sotëm ishullin më të madh të Greqisë, Kretën. Lëkundja ka qenë e shkallës  5.3 Rihter dhe ka ndodhur në  orën 7:39 të mëngjesit, ndërsa epiqendra ka qenë 31 kilometra në juglindje të Heraklion me thellësi  170 kilometra.

Sipas Institutit Sizmik grek dhe  guvernatorit rajonal të ishullit Stavros Arnooutakis nuk është regjistruar asnjë dëm.

Kam folur edhe me kryetarin e Komunës së Anogjisë dhe nuk ka dëmtime. Më shumë u ndje në Heraklion. Ishte termet i shkurtër, 5-6 sekonda. Kam bërë një seri thirrjesh telefonike. Nuk ka asnjë shqetësim apo dëmtim,“ tha Stavros Arnaoutakis.

Ndërkohë që profesori i Gjeologjisë dhe Presidenti i OASP, Efthymi Lekkas ka thënë se “duam kohë për të vlerësuar situatën”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*