Kur dukej se gjithçka po shkonte mirë e bukur, Partizani ka marrë një lajm të hidhur. Skënder Gega, trajneri që e rikthye te titulli kampion pas 26 vitesh nuk do të jetë në krye të pankinës së kuqe për sezonin e ardhshëm.
Burime pohojnë se mes palëve nuk është arritur një akord për të vijuar bashkëpunimin edhe për sezonin e ardhshëm, me Gegën që shtrënguar duart me presidentin Gazmend Demi dhe drejtorin sportiv, Olsi Rama.
Një rrufe në qiell të hapur për skuadren 16 herë kampione të Shqiperis, që e nis sezonin e ardhshëm me synime akoma dhe më të mëdha. Fillimisht, të kuqtë do të masin forcat në Kupat e Europës, ku merr pjesë në fazat eliminatore të
UEFA Champions League.




