Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se do të takohet me liderin e Koresë së Veriut, Kim Jong Un, para fundit të vitit, duke sinjalizuar një tjetër përpjekje për të rikthyer dialogun me Phenianin.
I pyetur nga gazetarët nëse do të takohet me Kim Jong Un, Trump u përgjigj: “Po, do të takohem me
Presidenti amerikan foli gjithashtu për arsenalin bërthamor të Koresë së Veriut, duke pretenduar se vendi zotëron 57 armë bërthamore “shumë të fuqishme”.

“Kjo nuk duhet të kishte ndodhur kurrë. Nëse do të isha president, nuk do ta kisha lejuar. Por i kanë”, deklaroi Trump.

“E njoh shumë mirë Kim Jong Un-in dhe gjithçka do të shkojë mirë për sa kohë që kemi një president të zgjuar. Fakti që shkoj mirë me të është një gjë e mirë, jo një gjë e keqe. Ai ka 57 armë bërthamore shumë të fuqishme”, u shpreh presidenti amerikan.

Vlerësimi i Trump për arsenalin bërthamor të Phenianit është më specifik se shumica e vlerësimeve të ekspertëve. Në qershor, Instituti Ndërkombëtar i Kërkimeve për Paqen në Stokholm (SIPRI) vlerësoi se Koreja e Veriut mund të kishte rreth 60 koka bërthamore, ndërsa kishte mjaftueshëm material të zbërthyeshëm për të prodhuar të paktën 30 të tjera.

Deklaratat e Trump vijnë në një kohë kur marrëdhëniet mes SHBA-së dhe Koresë së Veriut mbeten të tensionuara, ndërsa Uashingtoni dhe Seuli vazhdojnë bashkëpunimin ushtarak.

Një takim i ri mes Trump dhe Kim Jong Un do të përbënte një zhvillim të rëndësishëm diplomatik dhe do të rikthente në vëmendje përpjekjet për dialog lidhur me programin bërthamor të Koresë së Veriut.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*