Kryeministri i Greqisë, Aleksis Tsipras në një intervistë për Financial Times ndër të tjera ka folur edhe për marrëdhëniet me Shqipërinë.

Tsipras thotë se i ka shpjeguar kryeministrit shqiptar Edi Rama, se Tirana duhet të mbrojë më mirë të drejtat e minoritetit grek, ose ndryshe rruga e vendit drejt anëtarësimit në BE do të mbyllet.

“Nëse Shqipëria përmbush detyrimet e saj për të drejtat e njeriut,- thotë Tsipras, –Greqia  dhe unë personalisht  do të mbështes një vendim të mundshëm në qershor për Shqipërinë për të filluar proceset e pranimit në BE, së bashku edhe Maqedoninë e Veriut. Por ne nuk do të rrezikojmë procesin e pranimit për Maqedoninë e Veriut, nëse ajo ka bërë përparim. Kjo do të ishte e padrejtë. “

Tsipras theksoi se Greqia nuk dëshiron të fitojë reputacion duke u dhënë leksione të tjerëve, duke vënë veton ose kushte tepër të ngurta për vendet që aspirojnë në BE.

“Popujt e Ballkanit kanë nevojë për nxitje për reforma“, ka theksuar kryeministri grek

Me tej, Tsipras lavdëroi marrëveshjen për çështjen e emrit. Ai përshkruan vështirësitë e negociatave me ish-Kryeministrin Gruevski.

Gjithashtu, Kryeministri i Greqisë u shpreh se para-ardhësit e tij nuk kishin shfaqur kurrë vullnet për të zgjidhur problemin me fqinjët veriorë dhe se Kancelarja, Angela Merkel, nuk e kishte besuar kur i kishte thënë se ai do t’i jepte fund mosmarrëveshjeve me Shkupin.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*