Kryeministri grek, Alexis Tsipras ka telefonuar rivalin e tij në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, Kyriakos Mitsotakis dhe e uroi për fitoren në zgjedhje.

Edhe pse numërimi i votave nuk ka përfunduar plotësisht, rezultatet paraprake nxjerrin thellësisht në avantazh partinë opozitare të “Demokracia e Re” e cila mendohet të ketë marrë 38-42% të votave.

“Qytetarët zgjodhën! Dhe ne duhet të respektojmë rezultatin, sepse ndërrimi i qeverisë është themelor për demokracinë. E urova zotin Mitsotakis dhe nesër do t’i dorëzoj atij zyrën e kryeministrit”, deklaroi për mediat Alexis Tsipras.

Sipas tij, Syriza bëri zgjedhje të vështira për të ndryshuar vendin dhe për këtë arsye pagoi dhe çmimin.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*