Tyler Robinson, 22 vjeç, i dyshuari për vrasjen e konservatorit Charlie Kirk, jetonte me partnerin e tij transgender në një apartament në Saint George, Utah. Burime nga FBI-ja, të cituara nga Fox News Digital, konfirmojnë se Robinson kishte një marrëdhënie sentimentale me këtë person, i cili po kalonte procesin e tranzicionit gjinor nga mashkull në femër.
Sipas një zyrtari të FBI-së, partneri i Robinson po bashkëpunon në mënyrë të plotë me hetimet dhe nuk kishte dijeni për planet e dyshuara për të vrarë themeluesin e Turning Point USA. Ai nuk akuzohet për ndonjë aktivitet kriminal në lidhje me atentatin.
Agjentët federalë sekuestruan kompjutera dhe materiale të tjera nga apartamenti, të cilat u dërguan për analiza në Quantico. Mesazhet e shkëmbyera midis Robinson dhe partnerit të tij kanë ndihmuar hetuesit të identifikojnë të dyshuarin për vrasjen.
Ngjarja ndodhi në kampusin e Universitetit të Utah, pak çaste para se Kirk të goditej për vdekje nga një plumb. Një anëtar i publikut e pyeti Kirk-un në lidhje me numrin e amerikanëve transgender që kishin kryer sulme masive në 10 vitet e fundit, duke nxitur një debat të shkurtër për këtë temë para ngjarjes tragjike.





