Victoria Beckham i bëri kokat të kthehen në Nju Jork, pasi më parë deklaroi se ndihet ‘më e sigurt’ tani ajo është më e madhe në moshë.

Dizajnerja e modës, 45 vjeç, dukej si gjithmonë super shik me një fustan të gjatë në ngjyrë të kuqe të thellë, kombinuar me një palë cizme me print leopardi, pjesë e koleksionit të ri te saj.

Victoria mbërriti në Manhattan në fillim të kësaj jave për të promovuar markën e saj të të bukurisë, pasi e kishte bërë këtë më parë në Britaninë e Madhe. Cizmet 1,190 paundë, të hapura në pjesën e gishtave, treguan edhe manikyrin që kishte përdorur: të kuq, në ngjyrën e fustanit!

Fustani 990 paundë nga ana tjetër i nxirrte dhe më shumë në pah elegancën e saj, ndërsa vinte e mblidhej në pjesën e belit dhe shpatullat dukeshin pak më të gjera.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*