Megjithëse prej një viti i ka munguar publikut me projekte të reja muzikore, këngëtarja Ingrit Gjoni nuk harron të jetë aktive në Instagram, ku ndan vazhdimisht me fansat e saj momente të ndryshme të ditës.

Së fundmi, ajo na ka befasuar të gjithëve pasi ka treguar se ka bërë një tatuazh gjigant në krah, të cilin e ka publikuar në profilin e saj.

Në video dallohet se Ingriti ka gdhendur në krah portretin e saj, duke i shtuar edhe detaje të tjera si numra romakë dhe një person i cili ecën në rrugë i vetëm.

Ky është padyshim një tatuazh jo i zakontë, pasi s’na ka rastisur të shohim dikë të gdhendë në trup portretin e tij.

View this post on Instagram

@olsi.tattoo 👌🏻👏🏻👌

A post shared by Ingrit Gjoni (@ingritgjoniii) on

Të shumtë janë personat që e kanë pyetur Ingritin në komente se ç’kuptim ka ky tatuazh, ndërsa këngëtarja ende nuk ka kthyer një përgjigje, duke na lënë të gjithëve kuriozë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*