Nga Agron Brataj
Pavarësisht sfidave dhe kushteve jo ideale, Policia Kufitare në pikën e Vlora Terminal vijon të bëjë një punë të shkëlqyer në përballimin e fluksit të lartë të udhëtarëve dhe automjeteve që mbërrijnë çdo ditë në qytetin bregdetar.
Vetëm sot janë përpunuar mbi 600 pasagjerë dhe 120 automjete, një numër që pritet të rritet ndjeshëm në ditët në vijim, ku pritet të arrijnë deri në 500–600 automjete në ditë gjatë kulmit të sezonit turistik.
Në këtë realitet sfidues, shefi i Stacionit Kufitar, Agron Biti, ka organizuar strukturat e Policisë Kufitare në mënyrë shembullore, duke i vendosur në funksion të plotë për të garantuar një proces të sigurt dhe efikas për qytetarët.
Për të përballuar situatat e emergjencës që mund të lindin në kulmin e sezonit, pritet të aktivizohen edhe sportelet e brendshme, të cilat aktualisht përdoren për pasagjerët këmbësorë, si një masë lehtësuese për përpunimin më të shpejtë të fluksit në rritje.
Megjithatë, kjo nuk mjafton.
Një nga pengesat kryesore mbetet gjendja e vetë territorit portual, i cili është i përgysmuar për shkak të menaxhimit nga një subjekt privat që ka marrë portin me koncesion.
Kjo situatë kufizon ndjeshëm hapësirat për përpunimin e pasagjerëve dhe automjeteve, duke e bërë sfidën edhe më të madhe për forcat e rendit dhe strukturat operative në terren.
Në këtë kontekst, është jetike bashkëpunimi i ngushtë dhe i menjëhershëm i të gjitha institucioneve të përfshira, përfshirë Autoritetin Portual të Vlorës dhe subjektin privat koncesionar. Fluksi i lartë i turistëve nuk është vetëm një sfidë logjistike, por edhe një mundësi për të promovuar Vlorën si një port hyrës dinjitoz për Shqipërinë.
Është e nevojshme që autoritetet përkatëse të marrin masa konkrete, qoftë për shtimin e stafit teknik dhe mbështetës, riorganizimin e hapësirave portuale, apo bashkërendimin më të mirë të punës ndërinstitucionale.
Policia Kufitare nuk mund dhe nuk duhet ta përballojë e vetme këtë sfidë. Ndaj, në emër të qytetarëve dhe vizitorëve, falënderojmë për përkushtimin e jashtëzakonshëm të Policisë Kufitare, por njëkohësisht bëjmë thirrje për përgjegjësi dhe angazhim nga të gjithë aktorët e përfshirë, që kjo verë të kalojë me dinjitet, efikasitet dhe me sa më pak stres për ata që zgjedhin Vlorën si port hyrës të pushimeve të





