Nga Agron Brataj

 

Edhe pse jemi drejt fundit të muajit shtator, Vlora vijon të jetë një destinacion turistik i preferuar për pushuesit e huaj. Sot, në radën e portit të qytetit ka mbërritur kroçera luksoze “Silver Whisper”, një anije turistike me gjatësi 186 metra, gjerësi 24.6 metra dhe thellësi 6.2 metra.

Në bordin e saj ndodhen rreth 600 turistë, të cilët kanë zgjedhur rivierën shqiptare si një nga ndalesat e tyre mesdhetare. Për shkak të thellësisë së portit, kroçera është ankoruar në radë dhe turistët po zbresin me anije të vogla për të vizituar qytetin.

Një numër i konsiderueshëm autobusësh dhe furgonësh turistikë janë në dispozicion për të transportuar vizitorët drejt atraksioneve më të njohura të zonës, si Qafa e Llogarasë, Orikumi, Apolonia dhe vetë qyteti i Vlorës me historinë dhe kulturën e tij unike.

Ky është një tregues i qartë se sezoni turistik në Vlorë po zgjatet, dhe se interesimi i operatorëve ndërkombëtarë për ta përfshirë Shqipërinë në itineraret e tyre është gjithnjë e më i madh.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*