Kandidati i Partisë Socialiste për bashkinë e Vlorës, që kandidon për një mandat të dytë, Dritan Leli, i bëri thirrje të dielën qytetarëve vlonjatë dhe shqiptarëve anekënd vendit të votojnë për përfaqësuesit e tyre në pushtetin vendor.

Në një prononcim për mediet, pas votimit, Leli i shoqëruar nga bashkëshortja dhe djali i tij që voton sot për herë të parë theksoi se “erdhëm bashkë me djalin, që është votues për herë të parë, për të shprehur vullnetin ashtu si në të gjithë Shqipërinë”.

“I bëj thirrje qytetarëve të Vlorës dhe qytetarëve anekënd Shqipërisë që të votojnë dhe ushtrojnë atë që është më e e rëndësishmja sot në këtë ditë, votën e lirë për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre në pushtetin vendor”-, tha Leli.

Ndërsa djali i tij u shpreh se “ishte emocion i veçantë dhe kënaqësi që në fletën e votimit ishte babai im”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*